Pas shtatë ndeshjeve pa pikë, 2 Korriku më në fund ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Parë, duke e mposhtur bindshëm Lirinë me rezultat 3-0. Skuadra
Pas shtatë ndeshjeve pa pikë, 2 Korriku më në fund ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Parë, duke e mposhtur bindshëm Lirinë me rezultat 3-0. Skuadra prishtinase tregoi forcë dhe disiplinë ndaj një rivali që shihet si pretendent serioz për Superligë.
Trajneri Labinot Haziri u shpreh pas ndeshjes për Kërlaçkin:
“Kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe kemi krijuar shumë raste në të gjitha takimet, por na kanë penalizuar gabimet individuale dhe mungesa e fatit. Sot nuk ndodhi e njëjta gjë, mbrojtja ishte e qëndrueshme dhe shfrytëzuam tre nga rastet që krijuam. Kjo fitore e rrit motivin e skuadrës dhe ishte plotësisht e merituar. Kemi humbur me fat, por mirë që erdhi fitorja e vonuar.”
Në javën e nëntë, 2 Korriku do të udhëtojë në Ferizaj për t’u përballur me Tefik Çangën, në Ferizaj.

