Dy lojtarë të Prishtinës huazohen në Vushtrri dhe Liri

HomeFC Prishtina

Dy lojtarë të Prishtinës huazohen në Vushtrri dhe Liri

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, klubet janë duke zhvilluar lëvizjet e fundit për të përforcuar skuadrat e tyre për sezonin e ri. Burime

AlbiMall Superliga: Ballkani mposht kampionët, Dukagjini e Malisheva fitojnë me rikthim, Drenica shokon Gjilanin!
Fund dramatik në Skenderaj – Malisheva përmbys Drenicën, Prishtina dhe Drita tregojnë forcën
Incident i rëndë në Ferizaj – ndërpritet ndeshja me Prishtinën pas përleshjes së tifozëve

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, klubet janë duke zhvilluar lëvizjet e fundit për të përforcuar skuadrat e tyre për sezonin e ri.

Burime të besueshme të Kërlaçki kanë bërë të ditur se dy futbollistë të skuadrës së Prishtinës do të transferohen në formë huazimi.

Qendërmbrojtësi Ardi Ajdini pritet të bashkohet me Lirinë e Prizrenit, ndërsa mbrojtësi i majtë Drin Bajraktari, i cili gjatë verës iu bashkua Prishtinës nga Ramiz Sadiku, do të huazohet te skuadra e Vushtrrisë.

Këto lëvizje vijnë në një moment kyç për klubet që synojnë të forcojnë radhët për sfidat e sezonit të ri në futbollin kosovar.