Kosova pasurohet me një klub të ri futsalli: FK Rinia Futsall

HomeSportet tjeraFutsall

Kosova pasurohet me një klub të ri futsalli: FK Rinia Futsall

Në skenën sportive të Kosovës është themeluar një klub i ri futsalli, i cili do të mbajë emrin FK Rinia Futsall. Klubi i ri i përket komunitetit ashka

Zgjedhjet komunale shtyjnë nisjen e kampionateve sportive në salla
Kthehen emocionet e futsallit në Kosovë, starton Superliga dhe Liga e Parë
Starton Superliga e Kosovës, rezultatet dhe renditja pas javës së parë

Në skenën sportive të Kosovës është themeluar një klub i ri futsalli, i cili do të mbajë emrin FK Rinia Futsall. Klubi i ri i përket komunitetit ashkali dhe do të garojë në ligat e organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje për integrimin e klubit në garat zyrtare të futsallit, duke i ndihmuar lojtarët të jenë pjesë e strukturave dhe organizimit sportiv.

Sipas vlerësimeve të federatës, ekipi përbëhet nga të rinj me energji dhe pasion të madh për sportin, të cilët synojnë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e futsallit në vend.

Ky hap shihet si një mundësi e rëndësishme për përfshirjen e komuniteteve në aktivitetet sportive dhe për pasurimin e mëtejshëm të futsallit kosovar.