Brazil mposht edhe Francën – përballje gjigantësh në gjysmëfinale të Botërorit me Italinë

HomeSportet tjeraVolejboll

Brazil mposht edhe Francën – përballje gjigantësh në gjysmëfinale të Botërorit me Italinë

Kombëtarja e Brazilit siguroi një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit për femra, pasi mposhti një Francë luftëtare në çerekfina

Alessia Orro shpallet MVP në triumfin e dytë botëror të Italisë
Italia dhe Japonia kualifikohen në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra
Brazili mposht Japoninë dhe siguron vendin e tretë pas një beteje me pesë sete

Kombëtarja e Brazilit siguroi një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit për femra, pasi mposhti një Francë luftëtare në çerekfinalen e tretë të turneut, të zhvilluar të enjten në Bangkok. Tani, “seleção”-ja do të përballet me Italinë të shtunën në një duel që pritet të jetë titanësh.

Dramë në dy setet e para – dominim në të tretin

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku dy setet e para shkuan në kohë shtesë, duke mbajtur tifozët në ankth. Fillimisht, Franca arriti të përmbysë një epërsi prej katër pikësh të Brazilit, duke shpëtuar dy set-point dhe duke u dorëzuar vetëm në të tretin, me rezultatin 27-25.

Në setin e dytë, ishte Franca që kishte avantazhin, por Brazilia rikuperoi dhe arriti të kalojë në epërsi. Edhe pse evropianet patën pesë mundësi për të fituar setin, nuk ia dolën, ndërsa Brazilia e mbylli me shifrat spektakolare 33-31. Në setin e tretë, pas një barazie 11-11, brazilianet u shkëputën dhe e mbyllën ndeshjen me rezultatin final 3-0 (27-25, 33-31, 25-19), me goditjen përfundimtare nga sulmuesja Julia Bergmann.

Roberta dirigjon, të gjitha sulmuese shkëlqejnë

Pjesa më mbresëlënëse e fitores ishte shpërndarja e baraspeshuar e sulmeve. Pas një organizimi të shkëlqyer nga pasuesja Roberta Ratzke, pesë sulmuese të Brazilit arritën shifra dyshifrore në pikë.

Julia Bergmann udhëhoqi me 17 pikë, të gjitha nga sulmi. Kapitenia Gabriela Guimaraes (Gabi) kontribuoi me 13 pikë, përfshirë një as, ndërsa Rosamaria Montibeller shtoi 12 pikë me një efikasitet prej 63% në sulm. Dy bllokuese qendrore, Diana Alecrim (80% sukses në sulm, 1 as) dhe Julia Kudiess (22 vjeçe, 64% sukses), shënuan nga 10 pikë secila – duke përfshirë të gjitha tetë bllokimet fituese të ekipit.

Bergmann: “E merituam këtë fitore, jemi rritur shumë”

Pas ndeshjes, Julia Bergmann u shpreh e emocionuar:

“Para së gjithash, urime për Francën! Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe luajnë me zemër. Por jam shumë e lumtur që fituam. Luftuam për çdo top. Që nga fillimi i VNL-së kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Jam krenare për këtë ekip.”