EuroBasket 2025: Ky është rasti i parë pas 30 vitesh që një skuadër kampione Europe eliminohet kaq herët nga turneu

HomeSportet tjeraBasketboll

EuroBasket 2025: Ky është rasti i parë pas 30 vitesh që një skuadër kampione Europe eliminohet kaq herët nga turneu

Një nga surprizat më të mëdha të EuroBasket-it ndodhi në Grupin C, ku Greqia mposhti Spanjën 90-86 dhe i dha fund rrugëtimit të kampionëve në fuqi që

Kenan Sipahi: Nga lagjet e Prishtinës deri te lufta për finalen e EuroBasket 2025
Luka Donçiç dominoi, Giannis dhe Avdija në ndjekje: si performuan yjet e NBA në Eurobasket 2025 
Sukses historik për Bosnjën! E kalon Gjeorgjinë dhe siguron fazën eliminatore në Eurobasket

Një nga surprizat më të mëdha të EuroBasket-it ndodhi në Grupin C, ku Greqia mposhti Spanjën 90-86 dhe i dha fund rrugëtimit të kampionëve në fuqi që në fazën e grupeve. Ky është rasti i parë pas 30 vitesh që një skuadër kampione Europe eliminohet kaq herët nga turneu.

Ky rezultat i siguroi Greqisë vendin e parë në grup dhe përballjen me Izraelin në fazën e eliminuese, ndërsa për Spanjën turneu përfundon në mënyrë të dhimbshme. Për herë të fundit, një kampione në fuqi ishte eliminuar në grup më 1995, kur Gjermania u ndal që në fazën fillestare.

Fund i një epoke për Spanjën

Ky eliminim shënon fundin e një cikli të artë për Spanjën, e cila në 25 vitet e fundit ka dalë pa medalje vetëm në vitin 2005 (vend i 4-të). Për herë të parë në këtë shekull, kampionët evropian nuk arrijnë të hyjnë në mesin e ekipeve më të mira të turneut.

Spanja

Spanja