Serbia nuk është më favorite për titull në EuroBasket – dy kombëtare i kanë kaluar

HomeFutboll Vendi

Serbia nuk është më favorite për titull në EuroBasket – dy kombëtare i kanë kaluar

Pas përfundimit të fazës së grupeve në EuroBasket 2025, FIBA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pretendente për titullin kampion. Serbia, që i

Gjermanët analizojnë Donçiçin para çerekfinales: Dembel, i shkujdesur, i padisiplinuar…
Përballen me Turqinë – nuk harrojnë urrejtjen ndaj Kosovës
Tronditje në Eurobasket: Bosnja e Hercegovina mposht Greqinë

Pas përfundimit të fazës së grupeve në EuroBasket 2025, FIBA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pretendente për titullin kampion. Serbia, që ishte favoritja kryesore para nisjes së turneut, ka rënë në vendin e tretë. Ajo është tejkaluar nga Gjermania dhe Turqia – kjo e fundit e mposhti Serbinë në fazën e grupeve dhe ka ngjitur katër vende në renditje.

Pesëshja e parë e favoritëve për titullin evropian përmbyllet me Greqinë dhe Francën. Ndeshjet e fazës së 1/8-ës zhvillohen në Riga të Letonisë, ku përplasja e parë ishte ajo mes Turqisë dhe Suedisë ku në një dramë të vërtet kaloi tutje skuadra e Ergin Ataman.

Pas fazës së grupeve, vetëm dy skuadra kanë mbetur të pamposhtura: Gjermania dhe Turqia.

Pse Gjermania është favoritja kryesore?

Kampionët aktualë të botës, Gjermania, e mbyllën grupin me një mesatare prej 105.8 pikësh për ndeshje – statistika më e lartë që nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1985 (107.4). Ata hyjnë në fazën e eliminimit me rikthimin e trajnerit kryesor Alex Mumbrú dhe konsiderohen si skuadra me “tavanin” më të lartë në të dyja anët e fushës – në sulm dhe mbrojtje.

Forca në sulm, thellësia e rotacionit dhe forma e qëndrueshme i kanë bërë gjermanët favoritë të qartë për FIBA-n.

Turqia ngjitet në vendin e dytë

Turqia ka bërë një ecuri perfekte 5-0 në grup, e udhëhequr nga “treshja e artë”: Alperen Şengün, Shane Larkin dhe Cedi Osman, të cilët së bashku kontribuojnë me afro 50 pikë për ndeshje, me 58% saktësi në gjuajtje.

Serbia bie në vendin e tretë

Serbia ka humbur dy pozita në renditje, kryesisht për shkak të mungesës së yllit Bogdan Bogdanoviç. Megjithatë, përbërja cilësore dhe thellësia e ekipit e mbajnë Serbinë në listën e ngushtë të favoritëve, sidomos në përballjen ndaj Finlandës.

Greqia dhe Franca plotësojnë pesëshen e parë

Greqia, e drejtuar nga Giannis Antetokounmpo, ka ruajtur vendin e katërt me një mesatare mbresëlënëse 45.6% në gjuajtjet për tri pikë, me 25 tentativa për ndeshje. Ndërsa Franca ka rënë në vendin e pestë pas humbjes ndaj Izraelit.

Surprizat: Polonia dhe Sllovenia

Polonia, e udhëhequr nga trajneri kroat Igor Miliçiç, ka shënuar ngritjen më të madhe – gjashtë pozita në renditje, përpara sfidës së saj ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërkohë, Sllovenia e Luka Dončić është ngjitur nga vendi i 11-të në të 10-in.