Shqipëria përballë Letonisë: Sylvinho dhe Gjimshiti kërkojnë tre pikët!

HomeKombëtaretShqipëria

Shqipëria përballë Letonisë: Sylvinho dhe Gjimshiti kërkojnë tre pikët!

Tre pikë për të vazhduar ëndërrimin për kualifikim historik në botëror (20:45) në "Air Albania" Me një grup të hapur dhe ende mundësi për kualifikim,

Katër debutime për Kombëtaren në sfidën ndaj Gjibraltarit
UEFA e bën zyrtare: Serbia – Shqipëria në Leskovc
Serbia nuk do të presë Shqipërinë në Beograd – shpërthejnë reagimet në media opozitare

Tre pikë për të vazhduar ëndërrimin për kualifikim historik në botëror (20:45) në “Air Albania”

Me një grup të hapur dhe ende mundësi për kualifikim, fitorja sonte ndaj Letonisë do të ishte një hap vendimtar për ëndrrën e madhe – pjesëmarrjen për herë të parë në një Kampionat Botëror.

 Kombëtarja shqiptare luan sonte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Në prag të kësaj sfide vendimtare, trajneri Silvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën para mediave, duke e cilësuar ndeshjen si “vendimtare” për ecurinë e Shqipërisë në grup.

Sylvinho: “Ndeshje ndryshe, vetëm për fitore”

Trajneri brazilian theksoi rëndësinë e takimit, duke thënë se ekipi është përgatitur për një duel të vështirë ndaj një kundërshtari fizik dhe të organizuar.

“Letonia është ekip luftarak dhe i rrezikshëm në goditje standarde. E dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Për ne, është një moment kyç – jemi të dënuar të fitojmë”, tha Sylvinho.

Ai shtoi se do të ketë ndryshime në formacion si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, por se vendimi përfundimtar do të merret pas stërvitjes së fundit. Duke folur për kritikat pas fitores minimale ndaj Gjibraltarit, Silvinho mbrojti lojtarët e rinj duke theksuar rëndësinë e rritjes dhe integrimit të tyre.

Gjimshiti: “Kjo është ndeshja jonë – duhet të fitojmë”

Kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra është e përgatitur dhe e vetëdijshme për rëndësinë e ndeshjes.

“Do të jetë një ndeshje ndryshe. Jemi të motivuar, ndjejmë presion pozitiv, por edhe përgjegjësi. Duam ta realizojmë ëndrrën e Botërorit – mundësi të tilla vijnë shumë rrallë”, tha ai.

Ai pranoi se performanca në Riga nuk ishte në nivelin e duhur dhe shtoi se gabime të tilla nuk kanë vend nëse Shqipëria synon kualifikimin.