Serbia në krizë para përballjes vendimtare me Shqipërinë

HomeFutboll Internacional

Serbia në krizë para përballjes vendimtare me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Serbisë në futboll pësoi humbje të rëndë 5:0 ndaj Anglisë në Beograd, para ndeshjes vendimtare me Shqipërinë më 11 tetor. Atmosfera is

Djed Spence u bë futbollisti i parë mysliman në histori që luan për Anglinë
Formacionet zyrtare: Anglia kërkon fitoren ndaj Serbisë në Beograd
VIDEO/ Kaos në Marakanë: Sharje ndaj Vuçiçit, huliganë në të zeza rrahën tifozët, përleshje në tribuna

Përfaqësuesja e Serbisë në futboll pësoi humbje të rëndë 5:0 ndaj Anglisë në Beograd, para ndeshjes vendimtare me Shqipërinë më 11 tetor. Atmosfera ishte e tensionuar me fyerje ndaj shqiptarëve dhe përplasje mes tifozëve serbë.

Kjo humbje e thellë, e para kaq e madhe në shtëpi në historinë e Serbisë, ka rritur presionin ndaj trajnerit Dragan Stojkoviq, i cili u fishkëllye dhe përballet me thirrje për dorëheqje.

“E kemi përjetuar rëndë këtë humbje, sidomos unë. Më kritikoni mua, mos i prekni lojtarët. Ata kanë dhënë çdo që të mundshme. Atyre ua ngrini kokën lart. Besoj se në tetor do të jetë Serbi e re. Mua më kritikoni, nuk ka problem. Natyrisht, e pranoj edhe pakënaqësinë e njerëzve”, ka thënë selektori i Serbisë.

Përballë Shqipërisë, Serbia do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Nikola Milenkoviq (i ndëshkuar me të kuq) dhe Sasa Lukiq (i pezulluar). Shqipëria aktualisht ka 8 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa Serbia ka 7 pikë nga 4 ndeshje. Anglia kryeson grupin me 15 pikë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë pritet të jetë vendimtare për vendin e dytë në grup, që dërgon në plejof. Në një Serbi me krizë sportive dhe tension politik, Shqipëria ka mundësi të shfrytëzojë momentin dhe të afrohet më shumë me ëndrrën e Botërorit 2026.