Xherdan Shaqiri: Ribery është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll

HomeFutboll InternacionalDiaspora

Xherdan Shaqiri: Ribery është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll

Xherdan Shaqiri, që u transferua nga FC Basel te Bayern Munich në verën e vitit 2012 dhe qëndroi atje deri në vitin 2015, ka ndarë së fundmi kujtime n

Zhegrova: Krenar që përfaqësoj të gjithë shqiptarët, nofka “luan” më përfaqëson mentalitetin!
Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Atletico Madridit për t’ia siguruar Mallorcas një pikë
Shaqiri kthehet dhe flet për kohën te Interi: Ishte skuadra më e dobët të 15 viteve të fundit

Xherdan Shaqiri, që u transferua nga FC Basel te Bayern Munich në verën e vitit 2012 dhe qëndroi atje deri në vitin 2015, ka ndarë së fundmi kujtime nga karriera e tij dhe një vlerësim të veçantë për një ish-shok skuadre.

Sot 33-vjeç, Shaqiri është rikthyer te klubi i tij i fëmijërisë në Zvicër. Në sezonin e fundit, ai udhëhoqi FC Basel drejt titullit kampion, duke shënuar 18 gola dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë në vend.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, përcjellë Kërlaçki, Shaqiri u pyet se cili ishte bashkëlojtari më i mirë që ka pasur në karrierë.

“Është e vështirë të zgjedh vetëm një. Kam luajtur me shumë lojtarë të fortë, të ndryshëm dhe të pakrahasueshëm. Por nëse do të duhej të veçoja një, do të thosha Ribéry.”

Shaqiri e përshkroi ish-yllin e Bayern-it me fjalë të ngrohta:

“Ai më la përshtypje që në stërvitjen e parë. Jashtë fushe ishte i qetë dhe gjithmonë me buzëqeshje, por në fushë shndërrohej në një stuhi. Dhe pastaj, çfarë driblimi, çfarë cilësie!”

Shaqiri përfundoi me një vlerësim personal:

“Frank është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë në futboll.”