Sërish Spanja, sërish probleme për sportistët nga Kosova – tani karateja nuk dëshiron të zhvillojë gara pas diskriminimit

HomeSportet tjeraLuftarake

Sërish Spanja, sërish probleme për sportistët nga Kosova – tani karateja nuk dëshiron të zhvillojë gara pas diskriminimit

Këtë fundjavë në Guadalajara të Spanjës zhvillohet Kampionati Mesdhetar i karatesë, por pjesëmarrja e Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të nj

Oshin Derieuw – Boksierja belge që synon medaljen botërore, përfaqësohet nga agjenti Vërbica
Gent Hyseni në Finalen e Kampionatit Evropian të Kickboxit – WAKO
Kampionati Botëror në Boks – Liverpool: Fitore për Shpëtim Bajokun në debutimin e tij

Këtë fundjavë në Guadalajara të Spanjës zhvillohet Kampionati Mesdhetar i karatesë, por pjesëmarrja e Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të tensionuar me organizatorët.

Sipas të dhënave nga delegacioni kosovar, organizatori i turneut ka kërkuar që sportistët e Kosovës të garojnë pa simbole shtetërore, një kusht që është refuzuar kategorikisht nga drejtuesit e ekipit.

Kjo ka sjellë një përplasje të drejtpërdrejtë mes dy palëve dhe ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e dhjetëra karateistëve kosovarë.

May be an image of 16 people, people performing martial arts and text

Goditja është e madhe për sportistët, shumica prej të cilëve kanë udhëtuar mbi 40 orë me autobusë për të arritur në Spanjë. Pas këtij rrugëtimi të lodhshëm dhe sakrificave të mëdha, ata tani rrezikojnë të kthehen pa garuar, nëse organizatori nuk heq dorë nga kërkesa e tij.

Delegacioni i Kosovës ka bërë të ditur se qëndron i palëkundur në parimin e paraqitjes me simbole shtetërore dhe nuk do të pranojë asnjë kompromis që cenon identitetin dhe barazinë e sportistëve.

May be an image of 10 people, people performing martial arts and text that says 'WHD 보 KOS KOSO KOSOVA'

Zhvillimet e mëtejshme pritet të përcaktojnë nëse karateistët kosovarë do të marrin pjesë në këtë kampionat apo do të mbeten jashtë tij.