Çeferin: Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi është vendim i drejtë, futbolli është mbi politikën!

HomeFutboll Vendi

Çeferin: Evropiani U21 në Shqipëri dhe Serbi është vendim i drejtë, futbolli është mbi politikën!

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka mbrojtur vendimin për organizimin e Kampionatit Evropian U21 2027 në Shqipëri dhe Serbi, pavarësisht kundë

Çeferin dhe drejtuesit e UEFA-s mbërrijnë në Shqipëri
UEFA po shqyrton mundësinë për ta përjashtuar Izraelin nga të gjitha garat evropiane të futbollit
UEFA bllokon “San Siron”, dështon në 11 nga 22 parametra!

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, ka mbrojtur vendimin për organizimin e Kampionatit Evropian U21 2027 në Shqipëri dhe Serbi, pavarësisht kundërshtimeve, sidomos nga Kosova.

Gjatë një vizite në Tiranë, ai theksoi se futbolli duhet të jetë mjet për paqe dhe miqësi, jo për përçarje politike.

“Në këtë rajon çdo gjë kontestohet. Futbolli është mbi politikën. Po punojmë ngushtë me FSHF-në dhe Federatën Serbe, dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë,” tha Çeferin për FSHF TV.

“Së bashku me Armand Dukën dhe Federatën Shqiptare, si dhe me Federatën Serbe, po e ndjekim gjithçka. Jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të dëshmojmë se futbolli është mbi politikën e përditshme”, shtoi ai.

Ai lavdëroi punën e FSHF-së dhe të presidentit Armand Duka, duke thënë se pa këtë angazhim, Duka nuk do të ishte zëvendëspresident i UEFA-s.

Çeferin përmendi edhe suksesin e klubeve nga vendet e vogla në Ligën e Konferencës, si Ballkani dhe Drita, duke e cilësuar këtë garë si një mundësi të madhe për ta. Ai foli shkurt edhe për problemet me huliganët serbë në ndeshjen kundër Anglisë.