Java e 7-të e Raiffeisen Ligës së Parë sjell përballje të zjarrta në të dy skajet e tabelës, me disa derbi që pritet të jenë të "nxehta" në garën për
Java e 7-të e Raiffeisen Ligës së Parë sjell përballje të zjarrta në të dy skajet e tabelës, me disa derbi që pritet të jenë të “nxehta” në garën për kreun dhe luftën për mbijetesë.

Çiftet e javës së 7-të
Derbi i javës: Tefik Çanga – Vushtrria (e martë, 16 shtator, ora 15:00, TV)
E vetmja ndeshje që zhvillohet të martën, dhe e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, është përballja mes Tefik Çangës (vendi i 2-të) dhe Vushtrrisë (vendi i 4-të). Përballje kjo ndërmjet dy prej skuadrave më në formë të edicionit. Tefik Çanga po befason me paraqitjet e deritanishme, ndërsa Vushtrria mbetet një prej pretendenteve të qarta për ngjitje.
Të mërkurën: Dy superndeshje televizive
Për shkak të mungesës së sistemit VAR në Gjakovë, derbi ndërmjet Vëllaznimit (kryesues) dhe Trepçës ’89 (vendi i 8-të) do të luhet në Malishevë dhe do të transmetohet në TV. Po ashtu, në Prizren, përballja ndërmjet Lirisë dhe Feronikelit 74 premton spektakël dhe ndikim të madh në garën për tre vendet e para.
Ndeshje të vështira për favoritët
Një tjetër pretendent serioz, Trepça, udhëton në një nga fushat më të vështira – në Hogosht ndaj Kikës, një skuadër që ka qenë tejet stabile në shtëpi.
Ndërkohë, Ramiz Sadiku përballet në transfertë me Besën, në një ndeshje ku fitorja nuk është e garantuar, ndërsa Dinamo – Istogu është një tjetër duel me shumë peshë, duke qenë se të dyja skuadrat ndajnë pikët në mesin e tabelës.
“Derbi” në fundin e tabelës
Interesant është fakti se java sjell edhe tri përballje mes skuadrave të fundit në renditje:
-
Rilindja 1974 – 2 Korriku
-
Vjosa – KEK-u
-
Suhareka – Prizreni
Këto ndeshje mund të vendosin fatin e skuadrave në luftën për mbijetesë, pasi diferencat në fund të tabelës janë minimale dhe çdo pikë ka peshë të madhe.

Tabela: Liga e Parë, Java 6

