Miqësore në Mitrovicë, Trepça gati për Ligën e Kampionëve. Mitrovica, qyteti që frymon me Trepçën, jeton me ngjyrat gjelbër e zi dhe është rritur me d
Miqësore në Mitrovicë, Trepça gati për Ligën e Kampionëve.
Mitrovica, qyteti që frymon me Trepçën, jeton me ngjyrat gjelbër e zi dhe është rritur me dashurinë për basketbollin, palestra “Minatori” e mbushur në ndeshje miqësore kundër Bashimit.
Më 22 shtator, Trepça do të zbresë në parket në Bullgari për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me skuadrën holandeze Den Bosch.
Në pankinë është rikthyer trajneri i njohur Adis Beqiragiç, i cili njëkohësisht është edhe përzgjedhës i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës. Me të në krye, klubi mitrovicas synon të shkruajë një kapitull të ri në arenën ndërkombëtare.

