FC Vushtrria emëron organet e reja drejtuese

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

FC Vushtrria emëron organet e reja drejtuese

Klubi i Futbollit FC Vushtrria ka mbajtur sot Kuvendin e rregullt, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit. Pas përfundimit të punimeve, R

Kryetari i ri i klubit viziton ekipin që ka pësuar vetëm tri humbje në më shumë se një vit
Dy ish-lojtarë të Kombëtares përballen të shtunën në Ligën e Parë të Kosovës
FC Vushtrria përforcohet me dy mbrojtës të rinj

Klubi i Futbollit FC Vushtrria ka mbajtur sot Kuvendin e rregullt, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit.

Pas përfundimit të punimeve, Rrahman Rama është emëruar kryetar i klubit, ndërsa do të udhëheqë Bordin së bashku me biznesmenin Shaip Mikullovci dhe profesorin Besar Zahiti. Përfaqësues i klubit është caktuar Fazli Muharremi, ish-drejtor për Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë.

Mësohet se Liridon Ahmeti do të vazhdojë detyrën si drejtor sportiv, ndërsa stafi teknik i udhëhequr nga trajneri Armend Dallku do të vijojë punën me ekipin.

Në një komunikatë zyrtare, FC Vushtrria ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në vite dhe ka uruar kryesinë e re për sukses në realizimin e objektivave të klubit dhe në avancimin e futbollit në qytetin e Vushtrrisë.