Liga e Kampionëve: Rikthimi i legjendës së Cityt, De Bruyne, në “Etihad”, Barcelona mysafire e Newcastle

HomeFutboll Internacional

Liga e Kampionëve: Rikthimi i legjendës së Cityt, De Bruyne, në “Etihad”, Barcelona mysafire e Newcastle

Kevin De Bruyne kthehet të enjten në “Etihad Stadium” për të përballuar ish-ekipin e tij, Manchester Cityn, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Përballje intriguese në Serie A: AC Milan pret Napolin kryesues
Conte: Fati i pamëshirshëm me De Bruyne – kartoni i kuq e shkatërroi ndeshjen ndaj Manchester City
Conte me mesazh të qartë për De Bruyne pas nervozizmit për zëvendësim!

Kevin De Bruyne kthehet të enjten në “Etihad Stadium” për të përballuar ish-ekipin e tij, Manchester Cityn, në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Mesfushori belg luan tani për Napolin, pas një dekade të suksesshme te kampionët anglezë.

Manchester City do të kërkojë fitoren e parë në këtë edicion të Championsit pas eliminimit nga Real Madridi sezonin e kaluar, ndërsa Napoli synon të nisë kampanjën me rezultat pozitiv, pavarësisht statistikave të dobëta në udhëtim ndaj ekipeve angleze në Evropë.

Të enjten luhen edhe disa ndeshje interesante të xhiros së parë: Newcastle pret Barcelonën, Club Brugge përballet me Monacon, Copenhageni me Bayer Leverkusenin, Eintracht Frankfurti ndaj Galatasarayt dhe Sportingu kundër Kairat Alamtyn. Ndeshjet Club Brugge – Monaco dhe Copenhagen – Leverkusen fillojnë në 18:45, ndërsa të tjerat nga ora 21:00.

Barcelona do të udhëtojë në Angli pa Lamine Yamal, Alejandro Balde, Gavi dhe portierin Marc-Andre ter Stegen, duke e vështirësuar sfidën ndaj Newcastle. Sezonin e kaluar, katalanasit arritën gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Me kthimin emocional të De Bruynes dhe disa përballje të forta në xhiro, nisja e fazës së ligës premton spektakël dhe futboll cilësor për tifozët europianë këtë javë.