Gent Hyseni në Finalen e Kampionatit Evropian të Kickboxit – WAKO

HomeSportet tjeraLuftarake

Gent Hyseni në Finalen e Kampionatit Evropian të Kickboxit – WAKO

Sportisti i talentuar i Prishtina Fight Club, Gent Hyseni, ka shkruar histori duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian për të rinj, që po

Bashkim Bajoku eliminohet nga nënkampioni botëror në Botërorin e Boksit në Liverpool
Nesër nis spektakli më i madh i boksit amator në botë – Shqipëria dhe Kosova me 9 garues në ring
Kampionati Botëror në Boks – Liverpool: Fitore për Shpëtim Bajokun në debutimin e tij

Sportisti i talentuar i Prishtina Fight Club, Gent Hyseni, ka shkruar histori duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit Evropian për të rinj, që po mbahet në Itali, nën organizimin e World Association of Kickboxing Organizations (WAKO) – federata më e madhe e kickbox-it në botë.

Gent Hyseni

Gent Hyseni

Në gjysmëfinale, Hyseni tregoi vendosmëri dhe nivel të lartë teknik duke mposhtur kundërshtarin nga Irlanda, B. Bolger. Tani, në finalen e kategorisë -71 kg, ai do të përballet me ukrainasin Danylo Yakovenko.

Ky sukses merr edhe më shumë peshë po të kemi parasysh faktin se Genti dy herë më parë ka humbur në finale të garave shtetërore, ndërsa asnjëherë deri tani nuk është arritur vendi i parë. Për më tepër, ky kampionat ka një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë: 45 shtete pjesëmarrëse dhe plot 2621 garues nga e gjithë Evropa.

Pavarësisht vështirësive, arritja e Gent Hysenit në finale është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe vullnetit për të thyer barrierat dhe për t’i dhënë Kosovës një sukses të madh në arenën ndërkombëtare të kickbox-it.