Enis Nasufi pritet të rikthet si trajner i KEK-ut

HomeFutboll Vendi

Enis Nasufi pritet të rikthet si trajner i KEK-ut

Në skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, KEK, këto ditë ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme që kanë tronditur stabilitetin e klubit. Pas dorëheqjes së

Konfirmohet rikthimi i Enis Nasufit te KEK-u
Kriza e KEK-ut: Dy fitore, probleme financiare dhe dorëheqja e Visokës
Afrim Visoka jep dorëheqje nga KEK-u pas shtatë javësh

Në skuadrën e Ligës së Parë të Kosovës, KEK, këto ditë ka pasur zhvillime të njëpasnjëshme që kanë tronditur stabilitetin e klubit.

Pas dorëheqjes së trajnerit Afrim Visoka, pas vetëm dy fitoreve dhe pesë humbjeve në shtatë javët e para të kampionatit, drejtuesit e klubit janë në kërkim të një zgjidhjeje.

Burime të Kërlaçkit bëjnë të ditur se kandidati më serioz për ta marrë drejtimin e skuadrës është Enis Nasufi – një emër i njohur për KEK-un dhe tifozët. Nasufi ka pasur një periudhë të mëparshme të suksesshme me këtë klub, ku arriti ta ngjisë nga Liga e Tretë në të Dytën, dhe tash po shihet si zgjidhja më e qëndrueshme, gjithnjë nëse palët merren vesh.

Ndërkohë, KEK-u këtë fundjavë e pret një sfidë e vështirë, pasi në kuadër të javës së tetë do të përballet me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta”