Feronikeli vazhdon serinë pozitive, Dervisholli: Dominuam ndaj Tefik Çangës

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Feronikeli vazhdon serinë pozitive, Dervisholli: Dominuam ndaj Tefik Çangës

Feronikeli 74 ka regjistruar fitoren e pestë në këtë edicion, duke arritur edhe dy barazime pas humbjes së vetme në ndeshjen hapëse kundër Vëllaznimit

Vëllaznimi i pandalshëm, Feronikeli ndjek nga afër – surpriza dhe drama në javën e 8-të
LIVE | Drenica mposht Dritën në Gjilan – dy derbit në Ligën e Parë pa fitues!
Feronikeli 74 në formë të frikshme – Shpresim Zogu: Synojmë ngjitjen, falënderim për Tigrat e Zi

Feronikeli 74 ka regjistruar fitoren e pestë në këtë edicion, duke arritur edhe dy barazime pas humbjes së vetme në ndeshjen hapëse kundër Vëllaznimit, me të cilin tani është afruar në vetëm tre pikë. Skuadra e trajnerit Granit Dervisholli mposhti surprizën e deritanishme të kampionatit, Tefik Çangën, që pjesën e dytë e zhvilloi me një lojtar më pak pas përjashtimit të portierit në fund të pjesës së parë.

Pas ndeshjes, Dervisholli u shpreh për Kërlaçkin:

“Mendoj se e dominuam totalisht ndeshjen, si në raste ashtu edhe në mbajtje të topit, edhe kur ishim me numër të barabartë lojtarësh. Në pjesën e dytë ofansiva jonë u shtua edhe më shumë dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen shumë më herët me më tepër gola.”

Trajneri apeloi për qetësi dhe vazhdimësi:

“Jam i kënaqur me mënyrën se si po luajmë dhe qasjen e lojtarëve. Megjithatë, ky është vetëm fillimi – kanë mbetur edhe 26 xhiro. Duhet të jemi me këmbë në tokë, të punojmë çdo javë për t’u perfeksionuar dhe për të marrë maksimumin nga çdo ndeshje.”

Feronikeli në javën e 9-të udhëton në Shtime ku do të ndeshet me Vjosën.