Tifozët e Trepçës dhe PAOK-ut mund të përballen në Samokov

HomeSportet tjeraBasketboll

Tifozët e Trepçës dhe PAOK-ut mund të përballen në Samokov

Në qytetin bullgar të Samokovit po zhvillohet turneu kualifikues për Ligën e Kampionëve në basketboll, ku atmosfera pritet të jetë e zjarrtë edhe jash

Në “Minatorin” e stërmbushur, KB Trepça ka shkatërruar Golden Eagle Yllin
Izet Tahiri: Trepça përfaqëson Kosovën me krenari, gjasat janë 50-50 ndaj Den Bosch
LIVE, Foto: Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve

Në qytetin bullgar të Samokovit po zhvillohet turneu kualifikues për Ligën e Kampionëve në basketboll, ku atmosfera pritet të jetë e zjarrtë edhe jashtë parketit.

Trepça do të zbresë në fushë nesër nga ora 20:00 kundër skuadrës holandeze Den Bosch, ndërkohë që pritet të ketë përkrahje të fuqishme nga tifozët e saj të njohur, Torcida.

Por, në të njëjtin qytet ndodhen edhe tifozët e PAOK-ut të Selanikut. Ekipi grek sot nga ora 15:30 do të luajë kundër turqve të Bursasporit. Në rast se PAOK kalon tutje, ekziston mundësia që nesër në një qytet të vogël si Samokovi të jenë shumë afër dy grupe të mëdha tifozerish, gjë që do ta bëjë situatën edhe më të ndjeshme.