Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Atletico Madridit për t’ia siguruar Mallorcas një pikë

HomeFutboll InternacionalDiaspora

Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Atletico Madridit për t’ia siguruar Mallorcas një pikë

Vedat Muriqi po shkëlqen në fillimin e sezonit në La Liga, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Kosovës realizoi një gol të bukur

Katër gola në pesë ndeshje, formë jetësore për sulmuesin Vedat Muriqin
Vedat Muriqi shënon dy herë, por Espanyoli mposht Mallorcën mes dramës dhe tensionit
Muriqi: E njohim Zvicrën, jemi gati për fitore – Dua t’i shoh brezat e rinj të kalojnë rekordet e mi

Vedat Muriqi po shkëlqen në fillimin e sezonit në La Liga, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi i Kosovës realizoi një gol të bukur me kokë në minutën e 85-të, duke i siguruar Mallorcas një pikë të vlefshme në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit.

Mallorca ishte vendase në ndeshjen e xhiros së pestë të kampionatit spanjoll, ku mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 79-të me golin e Conor Gallagher, ndonëse ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 73-të.

Atletico humbi gjithashtu një penallti në minutën e 14-të, me Julian Alvarezin që dështoi nga pika e bardhë.

Muriqi ka shënuar katër gola në katër paraqitjet e para këtë sezon në La Liga, duke regjistruar nisjen më të mirë të tij në një edicion në Spanjë.