Torcida niset drejt Bullgarisë, mbështetje e madhe për Trepçën

HomeSportet tjeraBasketboll

Torcida niset drejt Bullgarisë, mbështetje e madhe për Trepçën

Tifogrupi mitrovicas "Torcida" është nisur në mëngjesin e sotëm drejt Samokovit të Bullgarisë, aty ku skuadra e Trepçës do të zhvillojë ndeshjen kuali

Dy përballje të nxehta në Pejë dhe Gjakovë në xhiron e parë të elitës së basketbollit
Bastoret s’kanë dyshime: Den Bosch favorit absolut, Trepça autsajdere?
Hendboll: Vëllaznimi fiton derbin e vjetër ndaj Trepçës në aksionin e fundit, sonte kryendeshja Besa-Kastrioti

Tifogrupi mitrovicas “Torcida” është nisur në mëngjesin e sotëm drejt Samokovit të Bullgarisë, aty ku skuadra e Trepçës do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve në basketboll ndaj ekipit holandez, Den Bosch.

Atmosfera e krijuar nga tifozët e zjarrtë të Mitrovicës pritet të jetë mbështetje e madhe për skuadrën, në një sfidë shumë të rëndësishme për vazhdimin e aventurës evropiane.

Përmes një njoftimi zyrtar, “Torcida” ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët që do t’i bashkohen grupit në Bullgari janë të informuar tashmë me lokacionin e takimit.

Pikëtakimi do të shërbejë për organizimin dhe nisjen e përbashkët drejt palestrës ku zhvillohet ndeshja, duke garantuar prezencë të organizuar dhe mbështetje të fuqishme për Trepçën në tribuna.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për klubin nga Mitrovica, i cili synon të kualifikohet në raundet e mëtejshme të Ligës së Kampionëve.

Përballë do të jetë skuadra e njohur holandeze Den Bosch, e cila ka përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Pritet një përballje e fortë, ku edhe detajet më të vogla mund të bëjnë diferencën.

Takimi zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës lokale në Kosovë.

Izet Tahiri: Trepça përfaqëson Kosovën me krenari, gjasat janë 50-50 ndaj Den Bosch