Isak shënon golin e parë për Liverpool, Ekitike vulos fitoren

HomeFutboll Internacional

Isak shënon golin e parë për Liverpool, Ekitike vulos fitoren

Transferimi rekord i verës, Alexander Isak, nuk vonoi për të lënë shenjë me fanellën e Liverpoolit. Sulmuesi suedez, i transferuar nga Newcastle për 1

Brightoni shokon Chelsean në “Stamford Bridge”
Mourinho rikthehet në Stamford Bridge: Jam më i madhi në historinë e Chelseat
VIDEO: Golat nga ndeshjet e sotme nga Liga e Kampionëve

Transferimi rekord i verës, Alexander Isak, nuk vonoi për të lënë shenjë me fanellën e Liverpoolit. Sulmuesi suedez, i transferuar nga Newcastle për 125 milionë funte, shënoi golin e tij të parë për “Reds” në fitoren 2-1 ndaj Southampton në raundin e tretë të Carabao Cup, në “Anfield”.

Ishte minuta e 43-të kur Federico Chiesa përfitoi nga një gabim i portierit McCarthy dhe asistoi për Isak, i cili finalizoi me klas para se të festonte me gjestin e tij të zakonshëm. Megjithatë, “Shenjtët” barazuan në pjesën e dytë me Shea Charles (76’), por vendasit reaguan shpejt: Hugo Ekitike vulosi fitoren në minutën e 85-të, duke i dhënë trajnerit Arne Slot një kualifikim të merituar, por edhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë me çka la skuadrën për 10 minutat e fundit pa një lojtar në fushë.

Liverpool – Southampton 2-1 (Isak 43’, Ekitike 85’ – Charles 76’)

Debutim i zbehtë i Alejandro Garnacho me Chelsean kundër Lincolnit

Transferimi i bujshëm i Chelseat, Alejandro Garnacho, më në fund bëri startin e tij të parë si titullar pas ardhjes nga Manchester United në fundin e merkatos së verës. Megjithatë, debutimi në Carabao Cup ndaj Lincoln City nuk do të mbahet mend gjatë për sulmuesin e ri argjentinas.

I larguar nga United pas sezonit më të dobët në historinë e Premier League për “Djajtë e Kuq”, Garnacho iu bashkua Chelseat për 40 milionë funte, me pritshmëri të mëdha për të qenë pjesë e planeve të Enzo Maresca-s. Por përballë një rivali nga League One, ai nuk arriti të shfrytëzonte shpejtësinë e njohur, duke bërë vetëm 23 prekje në pjesën e parë dhe pa tentuar asnjë driblim. Pasimi i tij ishte i saktë (14/14), por nuk pati ndikim në lojën e ekipit.

Lincoln kaloi në avantazh me golin e Rob Street, duke e vënë Chelsean në vështirësi. Pas pushimit, londinezët përmbysën shifrat falë golave të Tyrique George dhe Facundo Buonanotte, por Garnacho mbeti në hije dhe u zëvendësua në minutën e 60-të nga braziliani Estevao.

Reagimet e tifozëve në rrjetet sociale ishin të ashpra. Disa komente e cilësuan paraqitjen e tij si një “lojë horror”, ndërsa të tjerë u shprehën se paratë e shpenzuara për të ishin të hedhura dëm. Kritikat e ashpra ndaj Garnacho-s e bëjnë të qartë se ai duhet të tregojë shumë më tepër në ndeshjet e ardhshme nëse dëshiron të fitojë vend në formacionin e parë të Chelseat.