Dy debutimet e Babajve te Prishtina e Re: Babai si trajner, djali si lojtar

HomeAlbi Mall SuperligaKF Prishtina e Re

Dy debutimet e Babajve te Prishtina e Re: Babai si trajner, djali si lojtar

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, ku Prishtina triumfoi ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-0, duke va

Java e gjashtë e AlbiMall Superligës: Përballje për kreun dhe ruajtjen e stolit në pankinë!
VIDEO: Superliga, Java e shtatë me gola, dorëheqje, tensione…
Fund dramatik në Skenderaj – Malisheva përmbys Drenicën, Prishtina dhe Drita tregojnë forcën

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, ku Prishtina triumfoi ndaj Prishtinës së Re me rezultat 2-0, duke vazhduar marshin e saj drejt kreut të Superligës së Kosovës.

Kjo ndeshje shënoi debutimin e Shpëtim Babajt në pankinën e Prishtinës së Re, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të trajnerit Elon Berisha.

Babaj, që më parë mbante postin e drejtorit sportiv, nisi aventurën e re me një sfidë të vështirë, duke e parë skuadrën e tij të mposhtur në derbi, shkruan Kërlaçki.

Prishtina kaloi në epërsi që në minutën e 17-të, kur Djordje Saletic asistoi saktë dhe Mario Ilievski shënoi me kokë për 1-0. Në pjesën e dytë, Prishtina e Re mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Adrian Rudajt me karton të kuq (52’).

Bardhekaltërit e shfrytëzuan menjëherë avantazhin numerik dhe në minutën e 69-të Blendi Baftiu vulosi rezultatin me golin e dytë, pas asistimit të Ardian Mujës.

Në minutën e 85-të, trajneri Shpëtim Babaj i dha debutimin në Superligë djalit të tij 16-vjeçar, Aron Babaj, një moment i veçantë pavarësisht humbjes. Ai nuk kishte debutuar me trajenrin Berisha.

Tani Babaj duhet ta kërkojë fitoren diku tjetër, pasi ndeshja e parë nuk solli rezultatin pozitiv.