Bayerni vazhdon bilancin perfekt, Werderi është viktima e radhës në Mynih

HomeFutboll Internacional

Bayerni vazhdon bilancin perfekt, Werderi është viktima e radhës në Mynih

Bayern Munich vazhdoi formën e jashtëzakonshme në Bundesligë, duke mposhtur bindshëm Werder Bremenin me rezultat 4:0. Bavarezët treguan forcën e tyre

Katër duele të mëdha hapin Ligën e Kampionëve – Inter, Liverpool, Chelsea e PSG me objektiva të qarta
Bayern i pamëshirshëm shkatërron Pafosin me pesë gola
VIDEO: Golat nga ndeshjet e sotme nga Liga e Kampionëve

Bayern Munich vazhdoi formën e jashtëzakonshme në Bundesligë, duke mposhtur bindshëm Werder Bremenin me rezultat 4:0.

Bavarezët treguan forcën e tyre edhe një herë dhe konfirmuan pse mbeten favoritët kryesorë për titullin kampion.

Skuadra e Company arriti fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mbajtur vendin e parë në tabelë me pikë të plota – 15 nga 15 të mundshme.

Harry Kane ishte sërish protagonist i madh, duke realizuar dy gola.

Krahas tij, Konrad Laimer dhe Luis Diaz shënuan nga një gol për të kompletuar fitoren e thellë.

Me këtë rezultat, Bayern Munich jo vetëm që ruan kryesimin, por edhe dërgon një mesazh të qartë rivalëve për luftën e titullit.