Dy shkuan, i treti rrugës: Vetëm shtatë javë, stolat dridhen në Superligën e Kosovës

HomeFutboll VendiAlbi Mall Superliga

Dy shkuan, i treti rrugës: Vetëm shtatë javë, stolat dridhen në Superligën e Kosovës

Vetëm shtatë javë në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë mjaftuar që stolat e trajnerëve të nisin të dridhen fuqishëm. Deri tani dy trajnerë janë larg

Prishtina ngjitet në krye, Drita fiton më në fund – spektakël në Superligën e Kosovës
AlbiMall Superliga: Ballkani mposht kampionët, Dukagjini e Malisheva fitojnë me rikthim, Drenica shokon Gjilanin!
LIVE | Drenica mposht Dritën në Gjilan – dy derbit në Ligën e Parë pa fitues!

Vetëm shtatë javë në Albi Mall Superligën e Kosovës kanë mjaftuar që stolat e trajnerëve të nisin të dridhen fuqishëm.

Deri tani dy trajnerë janë larguar nga drejtimi i klubeve të tyre, ndërsa një i tretë duket se është në vijë.

I pari që u shkarkua ishte Elon Berisha te Prishtina e Re. Pas pesë javëve me bilanc prej dy barazimesh dhe dy humbjesh, drejtuesit e klubit vendosën të ndajnë rrugët me të. Në vend të tij erdhi Shpëtim Babaj, por ky debutoi me dy humbje në po aq ndeshje, duke mos arritur ta ndryshojë ecurinë negative.

Elon Berisha

Elon Berisha

Ndërkohë, Arsim Abazi dha dorëheqje nga Ferizaj pas pesë humbjeve radhazi, që pasuan dy fitoret e tij në startin e kampionatit. Ecuria zhgënjyese bëri që trajneri të largohej me dëshirë nga posti.

Arsim Abazi

Në presion të madh ndodhet edhe Ardian Nuhiu te Gjilani. Fillimi i dobët i sezonit dhe humbja e thellë 4-1 kundër Llapit kanë ndezur pakënaqësi të madhe, me tifozët “Skifterat” që tashmë kanë kërkuar hapur largimin e tij.

Java do të jetë vendimtare për fatin e trajnerit shkupjan, pasi ky rezultat negativ mund të sjellë shkarkimin e tretë brenda më pak se dy muajve kampionat.

Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu

Edhe të tjerët nuk janë rahat, pasi sulmet vazhdojnë nga të gjitha anët, pasi kërkesa për rezultate është e madhe.