Afrim Visoka jep dorëheqje nga KEK-u pas shtatë javësh

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Afrim Visoka jep dorëheqje nga KEK-u pas shtatë javësh

Pas shtatë javëve në Ligën e Parë, KEK-u ka mbetur me bilanc prej vetëm dy fitoreve dhe pesë humbjeve, çka ka sjellë edhe ndryshimin e dytë në bankinë

Enis Nasufi pritet të rikthet si trajner i KEK-ut
Konfirmohet rikthimi i Enis Nasufit te KEK-u
Kriza e KEK-ut: Dy fitore, probleme financiare dhe dorëheqja e Visokës

Pas shtatë javëve në Ligën e Parë, KEK-u ka mbetur me bilanc prej vetëm dy fitoreve dhe pesë humbjeve, çka ka sjellë edhe ndryshimin e dytë në bankinën teknike në Ligën e Parë pas ndryshimeve në Dinamo të Ferizajit kur Burim Qerkini i dorëhequr u zëvendësua me Leotrim Krasniqin.

.Kryetrajneri Afrim Visoka ka dhënë dorëheqje, duke marrë përsipër përgjegjësinë për rezultatet e dobëta të skuadrës.

Në një postim të bërë pas ndeshjes, Visoka shkroi:

“Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e klubit. Dua ta falënderoj kryesinë, lojtarët dhe stafin. KEK-ut i dëshiroj shumë suksese në vazhdim. I priftë e mbara.”

Dorëheqja e tij vjen në një moment kur skuadra nga Obiliqi po përballet me presion të madh, sidomos pas humbjes së fundit 3-0 ndaj Vjosës. Tash mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e KEK-ut në javët e ardhshme.