Derbi i madh mes Romës dhe Lazios do të luhet të dielën në orën 12:30 dhe ka ngritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë së forcave të sigurisë italiane.
Derbi i madh mes Romës dhe Lazios do të luhet të dielën në orën 12:30 dhe ka ngritur ndjeshëm nivelin e gatishmërisë së forcave të sigurisë italiane. Sipas La Gazzetta dello Sport, policia në Romë ka shpallur gjendje gatishmërie të lartë për shkak të paralajmërimeve për ardhjen e grupeve më ekstreme të tifozëve nga e gjithë Evropa. “Alarmet janë ndezur për derbin e Romës – Vijnë ultrasit nga e gjithë Evropa”, është titulli i artikullit të Gazzetta-s, përcjellë Kërlaçki.
Ndër tifozët e huaj që pritet të jenë të pranishëm në stadiumin “Olimpico” përmenden edhe Bad Blue Boys, grupi ultras i Dinamos së Zagrebit. Sipas burimeve nga Italia, ata pritet t’u bashkohen tifozëve të Romës, së bashku me mbështetës të Atlético Madridit dhe Panathinaikosit. Nga ana e Lazios, mbështetja do të vijë nga grupet mike të West Hamit, Levskit të Sofjes, Lokomotivës së Leipzigut dhe Krakowës.
Kontroll i shtuar që nga e shtuna
Për shkak të rrezikut të mundshëm, autoritetet italiane kanë mbajtur një mbledhje të posaçme me policinë, duke vendosur të zbatojnë masat maksimale të kontrollit dhe forcës në rast trazirash. Parashikohet që ndeshjen ta ndjekin mbi 60 mijë tifozë, ndërsa të ardhurat nga biletat pritet të arrijnë rreth 2.2 milionë euro. Zona përreth stadiumit “Olimpico” do të mbyllet dhe do të jetë nën mbikëqyrje të shtuar që nga dita e shtunë.
Derbi i Romës, edhe pa rrethana të jashtëzakonshme, është i njohur për tensionin dhe rivalitetin ekstrem, dhe me praninë e paralajmëruar të tifozëve nga jashtë vendit, autoritetet kanë konfirmuar se do të aplikojnë masa të shtuara sigurie.

