Arsenali regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 2-0 Olympiacosin në “Emirates Stadium”. Mikel Ar
Arsenali regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 2-0 Olympiacosin në “Emirates Stadium”.
Mikel Arteta bëri gjashtë ndryshime nga formacioni që fitoi ndaj Newcastle-it, dhe dy prej tyre u kombinuan që në minutat e para për të krijuar rastin e parë. Myles Lewis-Skelly harkoi bukur për Gabriel Martinellin, i cili gaboi kontaktin me topin. Megjithatë, braziliani nuk fali në rastin e dytë, duke shtyrë në rrjetë një top të kthyer nga shtylla pas goditjes së Viktor Gyökeres.
Sulmuesi suedez pati një tjetër mundësi të mirë, por goditi jashtë, ndërkohë që edhe miqtë rrezikuan disa herë. Rasti më i pastër iu dha Daniel Podences, por David Raya u tregua vendimtar me një pritje të shkëlqyer.
Në pjesën e dytë, Martin Ødegaard vazhdoi të orkestronte lojën, duke shërbyer një pasim perfekt për Leandro Trossard, i cili u ndal nga portieri Konstantinos Tzolakis. Olympiacos mendoi se kishte barazuar me anë të Chiquinhos, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Ayoub El Kaabit në aksionin fillestar.
Në fund, Arsenali e vulosi fitoren me Bukayo Sakan, i cili nga stoli shënoi në kohën shtesë duke kaluar topin mes këmbëve të portierit grek. Olympiacos luftoi denjësisht, por pësoi humbjen e 11-të radhazi në këtë fazë të garës.

