Asllani: Krenar që jam shqiptar, erdhëm me gomone në Itali

HomeFutboll InternacionalShqipëria

Asllani: Krenar që jam shqiptar, erdhëm me gomone në Itali

Kristjan Asllani vazhdon të flasë me emocion e krenari për Shqipërinë. Në një intervistë për faqen zyrtare të Torinos, mesfushori tha: “U linda në Shq

Me Modriç – vjen edhe fitorja e dytë radhazi në Serie A për Milan
VIDEO: Golat nga ndeshjet e sotme nga Liga e Kampionëve
Barcelona vazhdon shkëlqimin, Getafe është viktima e radhës e katalunasve!

Kristjan Asllani vazhdon të flasë me emocion e krenari për Shqipërinë. Në një intervistë për faqen zyrtare të Torinos, mesfushori tha:

“U linda në Shqipëri, ndërsa në Itali kam ardhur në moshën dyvjeçare. Babai erdhi i pari me gomone, më pas unë dhe nëna ime. Shqipëria është shumë e rëndësishme për mua dhe jam krenar. Kur luaj për Shqipërinë, të gjithë familjarët vijnë në stadium”.

Asllani luan si mesfushor defansiv, por në Torino kërkon më shumë minutazh dhe përgjegjësi. Ai theksoi se te “granatat” ka gjetur ambientin e përkryer dhe se me Ardian Ismajlin, shok brenda e jashtë fushe, synojnë gjëra të mëdha.

Me Shqipërinë, Asllani ka 34 ndeshje, 4 gola e 2 asistime, ndërsa ndeshjen ndaj Italisë në Euro 2024 e përshkroi si ndjenjë të jashtëzakonshme.

Ai është fitues i Serie A 2023/24 me Interin, i Kupës së Italisë 2022/23 dhe dy Superkupave italiane.