Asllani shkëlqen me dopietë në fitoren e Hoffenheim ndaj Union Berlin

HomeFutboll InternacionalKombëtaret

Asllani shkëlqen me dopietë në fitoren e Hoffenheim ndaj Union Berlin

Fisnik Asllani ishte protagonist i padiskutueshëm për Hoffenheim, duke shënuar dy herë në fitoren 4-2 ndaj Union Berlin, në një përballje të zjarrtë n

Fisnik Asllani mes top-golashënuesve të Bundesligës
Shpërthim në Bundesligë – sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, po shkëlqen me Hoffenheimin
Kosova nis kualifikimet me sulm në super formë – shifat flasin të vërtetën

Fisnik Asllani ishte protagonist i padiskutueshëm për Hoffenheim, duke shënuar dy herë në fitoren 4-2 ndaj Union Berlin, në një përballje të zjarrtë në “Stadion An der Alten Försterei”.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në transfertë për Hoffenheim në nisje të sezonit – një arritje historike për klubin.

Asllani, që është rritur në akademinë e Union Berlin, shënoi golin e dytë të takimit për miqtë, menjëherë pas penalltisë së realizuar nga Kramariç. Me një goditje me kokë të stilizuar, ai mposhti portierin Frederik Rønnow, duke shtuar epërsinë për Hoffenheim para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Asllani përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë për të shënuar edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën, duke vulosur një paraqitje mbresëlënëse.

Ishte ky goli i 4-të, 3 në Bundesliga dhe një në Kupë të Gjermanisë nga sulmuesi dardan.

asllani

asllani