Atmosferë pozitive në kampin dardan para sfidës në Basel

HomeKombëtaretKosova

Atmosferë pozitive në kampin dardan para sfidës në Basel

Nga Baseli, për “Kërlaçkin” është prononcuar Edmon Thaçi, redaktor i sportit në Radio Kosova, i cili ndodhet në vendngjarje për të ndjekur nga afër pë

Suedia kërkon reagim pas humbjes ndaj Kosovës
Fitore historike e Kosovës ndaj Suedisë, 2-0!
Muriqi: E njohim Zvicrën, jemi gati për fitore – Dua t’i shoh brezat e rinj të kalojnë rekordet e mi

Nga Baseli, për “Kërlaçkin” është prononcuar Edmon Thaçi, redaktor i sportit në Radio Kosova, i cili ndodhet në vendngjarje për të ndjekur nga afër përgatitjet e kombëtares së Kosovës.

Sipas Thaçit, atmosfera në kampin e “Dardanëve” është jashtëzakonisht pozitive. Ai bëri të ditur se interesimi nga diaspora ka qenë i madh, me shumë bileta të shitura për përballjen e radhës të përfaqësueses, si nga shqiptarët në Zvicër, ashtu edhe nga shtetet përreth.

“Tani ndodhem te parku ku janë grumbulluar tifozët tanë ‘Dardanët’ dhe gjithçka duket mrekullueshëm,” – tha Thaçi, duke përshkruar atmosferën festive që mbretëron mes tifozëve.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh optimist edhe për rezultatin e ndeshjes.

“Kam bindjen që mund të marrim rezultat pozitiv, qoftë edhe fitore,” – përfundoi ai.

Tifozët e Kosovës pritet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit, duke e kthyer sfidën në një “mini Prishtinë” në zemër të Zvicrës.

Edmond Thaçi

Edmond Thaçi