Njëri ndër futbollistët më të talentuar të fundviteve ’80, i dalë nga Vushtrria, vazhdoi karrierën te Prishtina, për ta vazhduar më pas te Maribori i
Njëri ndër futbollistët më të talentuar të fundviteve ’80, i dalë nga Vushtrria, vazhdoi karrierën te Prishtina, për ta vazhduar më pas te Maribori i frikshëm i viteve ’90, për t’u rikthyer në futbollin kosovar – një kthim i pabesueshëm, por i vërtetë – te Vllaznia e Pozheranit, Gjilani dhe në fund, sërish te Prishtina.
Një lojtar elokuent, mesfushor me vizion, përpara edhe se mesfushorët me famë në skenën ndërkombëtare. Gjuajtës i hatashëm nga distanca dhe mjeshtër i goditjeve të lira. I pakrahasueshëm për të tjerët në futbollin kosovar. Pak ose aspak kemi parë futbollistë me një profil kaq të përmbushur në mesfushë.
Me rastin e 56-vjetorit të lindjes, i urojmë Besnik Kollarit shëndet dhe jetë të gjatë – një figurë që mbetet e veçantë në kujtesën e futbollit tonë.

