Botërori i Boksit në Liverpool: Shpëtim Bajoku eliminohet, Donjeta Sadiku në ring sonte

HomeSportet tjeraLuftarake

Botërori i Boksit në Liverpool: Shpëtim Bajoku eliminohet, Donjeta Sadiku në ring sonte

Nga 4 deri më 14 shtator, Liverpooli është nikoqir i Kampionatit Botëror të Boksit. Në ditën e dytë të garave, më 6 shtator, boksieri kosovar Shpëtim

Fitore me rezultatin 3:2 për Bashkim Bajoku kundër bokserit ukrainas, Oleh Chuliacheiev
Kampionati Botëror në Boks – Liverpool: Fitore për Shpëtim Bajokun në debutimin e tij
Oshin Derieuw – Boksierja belge që synon medaljen botërore, përfaqësohet nga agjenti Vërbica

Nga 4 deri më 14 shtator, Liverpooli është nikoqir i Kampionatit Botëror të Boksit.

Në ditën e dytë të garave, më 6 shtator, boksieri kosovar Shpëtim Bajoku (70 kg) u ndal në raundin e parë, pasi u mposht nga britaniku Kamara Odel.

Në të njëjtën ditë, vëmendja do të zhvendoset te Donjeta Sadiku (60 kg), e cila nga ora 18:00 në Ringun “A” do të përballet me sfidën e radhës. Ajo do të ketë përballë nënkampionen e botës, Viktoriya Grafeyeva nga Kazakistani, një emër i madh i boksit amator. Përballja e Sadikut është e shtata në programin e mbrëmjes.

Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se ekipi kombëtar është i gatshëm të përfaqësojë denjësisht vendin, ndërsa sfida e Donjetës pritet të jetë një nga momentet kulmore për sportdashësit kosovarë në këtë Botëror.