Pas fitores së Milanit ndaj Napolit, Antonio Cassano ka dalë kundër entuziazmit për skuadrën kuqezi dhe mundësinë për titull. Në një intervistë për V
Pas fitores së Milanit ndaj Napolit, Antonio Cassano ka dalë kundër entuziazmit për skuadrën kuqezi dhe mundësinë për titull.
Në një intervistë për Viva El Futbol, ai tha se nuk ka asgjë personale me Massimiliano Allegri, por sipas tij skuadrat e tij “luajnë keq” edhe kur fitojnë.
“Me Allegrin nuk kam pasur kurrë probleme, por dua të jem i besueshëm. Nëse skuadrat e tij bëjnë ndeshje të dobëta dhe luajnë futboll të shëmtuar, unë nuk mund të them të kundërtën. Po, mund të marrë rezultat, por loja është e varfër, pa ide dhe të kujton Trapattonin e 30 viteve më parë”, u shpreh FantAntonio.
Cassano theksoi se nuk është i varur nga askush dhe mund të flasë lirshëm: “Nuk kam nevojë të jem mik i trajnerëve apo i presidentëve. Nuk më intereson as fama, as fitimi, sepse i kam. Dua të jem i besueshëm dhe të them mendimin tim”.
Sipas tij, Milani ka cilësi dhe talente, por duhet të ofrojë shumë më tepër në aspektin e lojës: “Nuk mjafton vetëm rezultati. Tifozët duan të shohin futboll modern, jo skuadra që thjesht mbyllen prapa dhe shpresojnë për ndonjë episod”.

