Kombëtarja e Çeke realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm nga një disavantazh prej gjashtë pikësh në setin e tretë për të mbyllur me fitore 3-0 (2
Kombëtarja e Çeke realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm nga një disavantazh prej gjashtë pikësh në setin e tretë për të mbyllur me fitore 3-0 (2
Fitorja shënon arritjen më të madhe të Çekisë në një Kampionat Botëror që nga ndarja e Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe Sllovaki.
Që prej konkurrimit si Çeki më vete, skuadra ishte renditur në vendin e 19-të në vitin 1998, 13-ta në 2002 dhe 2006, si dhe e 10-ta në vitin 2010, përpara se të mungonte në tre edicionet e radhës.
“Është diçka e pabesueshme. Mendoj se jemi duke shkruar histori për volejbollin çek. Mund të themi se ëndrrat bëhen realitet. Jemi krenarë për veten, por ende nuk kemi përfunduar”, u shpreh Jan Galabov, i cili realizoi 13 pikë (12 nga sulmet).
Tunizia udhëhoqi deri në 16-10 në setin e tretë dhe kërkonte të shtynte ndeshjen, por Galabov, Patrik Indra dhe Lukas Vasina e ndryshuan rrjedhën e lojës, duke përmbysur gjithçka për fitoren e pastër brenda 87 minutash.
Indra ishte më i miri për Çekinë me 14 pikë, ndërsa Vasina shtoi 13 të tjera.
“Në dy setet e para e kishim ndeshjen nën kontroll, por më pas humbëm pak përqendrimin, sidomos sepse Tunizia shërbeu shumë mirë. Megjithatë, u rikthyem, e kthyem ndeshjen në favorin tonë dhe treguam shpirtin e skuadrës. Duam të luftojmë për çdo ndeshje, dhe në fund e mbyllëm me 3-0”, shtoi Galabov.
Skuadra nga Evropa Qendrore do të përballet në çerekfinale me fituesin e përballjes Serbi-Iran. Kujtojmë se Çekia e mundi më herët Serbinë në fazën me grupe me sete 25-22, 25-23, 25-20.
Pavarësisht humbjes, Tunizia e mbyll me nder pjesëmarrjen në Botëror, duke qenë përfaqësuesja e fundit afrikane në turne.
Osama Ben Romdhane dhe Ali Bongui shënuan nga 10 pikë secili në ndeshjen e tyre të fundit në këtë kampionat.
