Brightoni shokon Chelsean në “Stamford Bridge”

HomeFutboll InternacionalPremierliga

Brightoni shokon Chelsean në “Stamford Bridge”

Chelsea pësoi një humbje të dhimbshme në “Stamford Bridge”, ku Brighton fitoi me shifrat 1:3. Blutë kaluan në epërsi që herët me golin e Enzo Fernand

Mourinho rikthehet në Stamford Bridge: Jam më i madhi në historinë e Chelseat
Dy kartonë të kuq dhe tre gola, Manchester United fiton derbin ndaj Chelseat
Maresca: Futbollistët nuk e kanë të vështirë – babai im ishte peshkatar për 50 vite

Chelsea pësoi një humbje të dhimbshme në “Stamford Bridge”, ku Brighton fitoi me shifrat 1:3.

Blutë kaluan në epërsi që herët me golin e Enzo Fernandez, duke krijuar idenë e një fitoreje para tifozëve të tyre.

Gjithçka mori tjetër rrjedhë në minutën e 53-të kur Chalobah u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë londinezët me një lojtar më pak.

Brighton e shfrytëzoi avantazhin numerik dhe shtoi presionin në mbrojtjen vendase.

Danny Welbeck barazoi rezultatin në minutën e 77-të, duke i dhënë shpresa miqve për një rezultat pozitiv. Chelsea provoi të rezistojë deri në fund, por u dorëzua në minutat vendimtare.

Heroi i Brightonit ishte De Cuyper, i cili shënoi golin e fitores. Për 1:3 realizoi edhe një herë Welbeck.

Kjo humbje i kushton rëndë Chelsea-t në renditje, ndërsa Brighton tregon forcën dhe vazhdon të surprizojë në Premierligë. /Kërlaçki.com/