Claudia Rizzo, 23-vjeçarja që mori drejtimin e klubit italian Ternana

HomeFutboll InternacionalLigat tjera

Claudia Rizzo, 23-vjeçarja që mori drejtimin e klubit italian Ternana

Një epokë e re ka nisur për klubin italian të kategorisë së tretë, Ternana Calcio. Në krye të klubit është emëruar Claudia Rizzo, vetëm 23 vjeç, vajza

Dejan Vukiçeviç në krizë me Buduçnostin – ish-trajneri i Feronikelit dhe Laçit s’po gjen fitoren as në Mal të Zi
Roma dhe Lille synojnë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës
Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon ndaj Atletico Madridit për t’ia siguruar Mallorcas një pikë

Një epokë e re ka nisur për klubin italian të kategorisë së tretë, Ternana Calcio. Në krye të klubit është emëruar Claudia Rizzo, vetëm 23 vjeç, vajza e sipërmarrësit Gianluigi Rizzo, pas marrjes së kontrollit nga familja Rizzo. Ajo u prezantua zyrtarisht në një konferencë për shtyp, ku foli për sfidën e re dhe vizionin e saj.

“Kam qenë gjithmonë një tifoze e zjarrtë. Kur më propozuan të marr postin e presidentes, e pashë si një mundësi të madhe, pavarësisht përgjegjësisë që mbart”,  u shpreh Rizzo. Ajo theksoi se ndihet më e sigurt falë bashkëpunëtorëve me përvojë, të cilët ndajnë të njëjtin objektiv me të.

Presidentja e re synon ndërtimin e një marrëdhënie të fortë me skuadrën dhe komunitetin lokal: “Viti im i parë përkon me 100-vjetorin e klubit. Është një motivim i madh, por duam të ecim me qetësi dhe përkushtim. Do të rihapim fushatën për abonimet dhe nesër do të udhëtoj me ekipin në Sassari. Kam shumë emocione, por mbi të gjitha ndjej nder dhe përgjegjësi.”

Rizzo zbuloi edhe të kaluarën e saj sportive: “Kam konkurruar në pesëgarësh, kam luajtur piano dhe shkruaj. Dua të më kujtojnë si një grua që vepron, jo vetëm flet. Shpresoj të jem shembull për të tjerët.”

Hapi i parë konkret në detyrën e re ishte rinovimi i kontratës me drejtorin sportiv Carlo Mammarella, i cilësuar si “zemra e Ternanës”. Në fund të prezantimit, ish-presidenti Ferrero i dorëzoi simbolikisht fanellën e klubit, duke shënuar nisjen e zyrtarizuar të një kapitulli të ri për Ternana Calcio.