Conte konfirmon mungesën e Amir Rrahmanit kundër Fiorentinës: Është humbje e madhe për Napolin

HomeFutboll InternacionalSerie A

Conte konfirmon mungesën e Amir Rrahmanit kundër Fiorentinës: Është humbje e madhe për Napolin

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zbuluar se mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani do të mungojë në sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës për shkak të n

Kush mund ta zëvendësojë kapitenin Amir Rrahmani në vijën e mbrojtjes?
Amir Rrahmani rikthehet në fushë për Napolin, pritet të startojë në derbin ndaj Milanit
Amir Rrahmani mungon ndaj Suedisë për shkak të lëndimit

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zbuluar se mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani do të mungojë në sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë angazhimit me kombëtaren. Conte e cilësoi Rrahmanin si “lojtar kyç” të skuadrës, duke theksuar se sezoni i kaluar ai luajti të gjitha 38 ndeshjet në Serie A, ndërsa tani do të duhet të zëvendësohet nga emrat e rinj të ardhur në merkato, si Beukema dhe Marianucci.

“Është mungesë e madhe, ai luajti 38 nga 38 ndeshje sezonin e kaluar”, tha Conte. “Ai është një lojtar kyç në këtë skuadër, por siç e kam thënë më parë, duke luajtur çdo tre ditë, plus ndeshjet me kombëtaren, rreziku i dëmtimeve është shumë më i madh.

Ne kemi provuar të përgatitemi për raste të tilla në merkato. Beukema ka ardhur, kemi edhe Marianuccin. Duke nisur nga nesër, do të ketë mundësi për t’i parë në fushë. Duhet t’i lëmë të luajnë dhe të mësohen me ambientin e ri.”