Debutimi i shkëlqyer i Edon Zhegrovës me Juventusin

HomeKombëtaret

Debutimi i shkëlqyer i Edon Zhegrovës me Juventusin

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë me fanellën e Juventusit, duke u rikthyer në fushë pas një mungese prej nëntë muajsh. Ylli kosovar nuk kishte luajtur që

Debutimi i shkëlqyer ndaj Dortmundit, Tudor: Zhegrova do të menaxhohet me kujdes!
Juventus prezanton fanellën e re që do të luajë kundër Atalantës përmes Edon Zhegrovës
Zhegrova: Krenar që përfaqësoj të gjithë shqiptarët, nofka “luan” më përfaqëson mentalitetin!

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë me fanellën e Juventusit, duke u rikthyer në fushë pas një mungese prej nëntë muajsh. Ylli kosovar nuk kishte luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi, dhe mbrëmë dha kontributin e tij në rikthimin spektakolar të skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Juve ishte duke humbur 2-4, por hyrja e Zhegrovës në lojë ndikoi menjëherë. “Bianconerët” arritën një rikthim sensacional, duke shënuar dy herë në kohën shtesë dhe duke barazuar në fund rezultatin 4-4.

Statistikat e lojtarit 26-vjeçar, i cili luajti 11 minuta, treguan ndikimin e tij: 15 prekje topi, një duel i fituar dhe 75% pasime të sakta. Debutimi i tij u vlerësua shumë nga tifozët bardhezi.

Trajneri Igor Tudor e përfshiu befas Zhegrovën në listë, megjithëse pritej që ai të merrte ftesën e parë vetëm gjatë fundjavës në Serie A.

Sulmuesi krahu pritet të ketë më shumë hapësirë në skuadrën e re dhe do të mundohet të dëshmojë veten siç bëri te Lille, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit.