Dinamo ka zyrtarizuar mbrojtësin portugez Andre Teixeira

HomeAbissnet Superiore

Dinamo ka zyrtarizuar mbrojtësin portugez Andre Teixeira

Dinamo ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit portugez Andre Teixeira. Futbollisti 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e

Dinamo ringjallet në derbi, Bylisi shkelmon Partizanin – javë tensioni në Superiore
Teuta godet një herë dhe fiton: Dinamo bie mes kartonëve të kuq
Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, barazim pa gola 

Dinamo ka konfirmuar afrimin e mbrojtësit portugez Andre Teixeira. Futbollisti 32-vjeçar ka firmosur kontratën dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Presidenti i klubit, Adrian Bardhi, ishte i pranishëm në prezantimin e lojtarit, i cili pritet të forcojë repartin defensiv të skuadrës kryeqytetase.

Teixeira është formuar në akademinë e FC Portos dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur në disa kampionate evropiane. Përveç klubeve në Portugali, ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave në Izrael, Greqi dhe së fundi në Qipro.

Me këtë transferim, Dinamo City synon të shtojë eksperiencë dhe stabilitet në mbrojtje, ndërsa përgatitet për sfidat e sezonit të ri.