Drama e Dortmundit: Trajneri Kovaç flet për përplasjen e lojtarëve për penalltinë

HomeFutboll InternacionalBundesliga

Drama e Dortmundit: Trajneri Kovaç flet për përplasjen e lojtarëve për penalltinë

Derisa VAR-i po konfirmonte penalltinë për Borussia Dortmundin ndaj Juventusit, në fushë u krijua një tension i dukshëm mes lojtarëve gjermanë. Serh

Hat-trick i Harry Kane i jep fitoren Bayernit ndaj Hoffenheim, bavarezët mbeten në krye të Bundesligës
Harry Kane shkruan histori: Bëhet lojtari më i shpejtë që shënon 100 gola për një klub në ligat elitare të Europës
Asllani shkëlqen me dopietë në fitoren e Hoffenheim ndaj Union Berlin

Derisa VAR-i po konfirmonte penalltinë për Borussia Dortmundin ndaj Juventusit, në fushë u krijua një tension i dukshëm mes lojtarëve gjermanë.

Serhou Guirassy tentoi të marrë topin për ta gjuajtur penalltinë, ndërsa Karim Adeyemi, Julian Brandt dhe Ramy Bensebaini u përfshinë në një debat të ashpër me të.

“E kuptoj që Serhou deshi të shënojë, pasi pati shansin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Dortmundit, Niko Kovaç. Megjithatë, nuk ishte parashikuar që Guirassy të gjuante penalltinë.

“Vendimi ishte i qartë që Bensebaini, jo Guirassy, të merrte penalltinë e parë”, shtoi trajneri kroat.

Në fund, Guirassy u tërhoq dhe Bensebaini realizoi penalltinë.

Guirassy nuk është zgjedhja e parë për gjuajtje penalltie, pasi kishte humbur një penallti më parë në barazimin 3:3 me St. Paulin në Bundesligë.