Roma dështoi nga pika e bardhë tri herë rresht, duke u mposhtur 1-0 nga Lille në kuadër të fazës së grupeve të Europa League. Mysafirët zhbllokuan nd
Roma dështoi nga pika e bardhë tri herë rresht, duke u mposhtur 1-0 nga Lille në kuadër të fazës së grupeve të Europa League.
Mysafirët zhbllokuan ndeshjen pas vetëm gjashtë minutash me golin e Haraldsson, pas një gabimi në mbrojtjen verdhekuqe.
Roma pati raste për të barazuar, por as El Aynaoui e as Ferguson nuk arritën të tundnin rrjetën.
Drama erdhi në minutat e fundit, kur pas ndërhyrjes së VAR-it vendasit përsëritën tri herë penalltinë, por Dovbyk dy herë dhe më pas Soulé u ndalën nga portieri Berke Özer.
Fitore e madhe për Lille, ndërsa Roma mbetet me pikëpyetje të mëdha për paraqitjen dhe efektivitetin e saj.

