Dy derbi në transmetim të shtunën, në Vushtrri dhe Prishtinë

HomeRaiffeisen Liga e Parë

Dy derbi në transmetim të shtunën, në Vushtrri dhe Prishtinë

Në Vushtrri takohen dy pretendentët, skuadra homonime dhe Liria, ndërsa në Prishtinë befasia e këndshme Ramiz Sadiku dhe lideri i klasifikimit, Vëllaz

Sallah Sherifi: Fitore e merituar ndaj Vëllaznimit – lojtarët luftuan deri në fund
Java e 9-të e Ligës së Parë: Fitore të rëndësishme dhe surpriza në çdo fushë
Vëllaznimi i pandalshëm, Feronikeli ndjek nga afër – surpriza dhe drama në javën e 8-të

Në Vushtrri takohen dy pretendentët, skuadra homonime dhe Liria, ndërsa në Prishtinë befasia e këndshme Ramiz Sadiku dhe lideri i klasifikimit, Vëllaznimi.

Liga e Parë po vazhdon garat me ritëm të shpejtë dhe tashmë zhvillohet java e gjashtë e kampionatit.

Pa dyshim, dy ndeshje tërheqin krejt vëmendjen e kësaj jave; prej tyre janë tre skuadra të pamposhtura, si rivalët Ramiz Sadiku me Vëllaznimin, si dhe Vushtrria që nga vendi i dytë pret të tretën, Lirinë.

Ndërsa dy ndeshje luhen në Mitrovicë, Trepça me 8 pikë dhe Trepça ’89 me 6 pikë e kanë momentin e fundit të këndellen, për të mos lejuar shkëputjen e të tjerëve në klasifikim.

Feronikeli, pas barazimit në Ferizaj, do të provojë të rikthehet te fitorja në fushën e saj kundër Rilindjes 1974. Ndërsa 2 Korriku, pas pesë ndeshjeve, do të provojë të paktën të marrë pikë kundër Dinamos në shtëpinë e saj.

ORARI I JAVËS SË 6-TË

Orari - Java 6

Orari – Java 6