Dy përballje të nxehta në Pejë dhe Gjakovë në xhiron e parë të elitës së basketbollit

HomeSportet tjeraBasketboll

Dy përballje të nxehta në Pejë dhe Gjakovë në xhiron e parë të elitës së basketbollit

Është hedhur shorti për kampionatin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, në prani të klubeve pjesëmarrëse dhe mediave. Edicioni i r

Bashkimi kompleton skuadrën për titull, stërvitet dy herë në ditë për sfidën ndaj Wloclawek!
Trajneri i Anwil, Kozan: Atmosfera në Poloni do të jetë shumë më e nxehtë
Trajneri i Bashkimit, Jovoviç: Fitore e pabesueshme, por Anwil mbetet favorit për ndeshjen e kthimit

Është hedhur shorti për kampionatin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, në prani të klubeve pjesëmarrëse dhe mediave.

Edicioni i ri nis më 4 dhe 5 tetor, ndërsa që nga xhiroja e parë priten përballje interesante.

Kampioni në fuqi, Trepça, do të përballet menjëherë me rivalin e vjetër, Pejën.

Nënkampioni Bashkimi udhëton në Gjakovë për ndeshjen ndaj Vëllaznimit.

Programi i javës së parë sjell edhe dy duele të tjera të forta: Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina dhe Bora – Rahoveci 029.

Skuadrat tashmë kanë bërë përforcime të rëndësishme dhe janë përgatitur me kohë, çka bën që kampionati i ri të pritet me shumë rivalitet dhe ndeshje të forta nga fillimi e deri në fund.