Edhe një dorëheqje: Fisnik Papuqi largohet nga Besa e Pejës

HomeFutboll VendiRaiffeisen Liga e Parë

Edhe një dorëheqje: Fisnik Papuqi largohet nga Besa e Pejës

Pas vetëm shtatë javësh në Ligën e Parë, Besa e Pejës mbetet në krizë dhe tashmë ka humbur edhe trajnerin e saj. Fisnik Papuqi ka njoftuar dorëheqjen

Shpëtim Babaj nga pozita e drejtorit merr drejtimin e ekipit
Drita merr një pikë historike në Finlandë – Shkëndija ka pësuar humbje
Drita kërkon fitoren e parë, Drenica synon këndelljen

Pas vetëm shtatë javësh në Ligën e Parë, Besa e Pejës mbetet në krizë dhe tashmë ka humbur edhe trajnerin e saj. Fisnik Papuqi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, duke u larguar me marrëveshje të dyanshme me klubin.

Pejanët, që po tentojnë ringritjen pas rithemelimit të klubit, ndodhen aktualisht në vendin e 14-të me vetëm 6 pikë të tubuara (1 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje).

Në deklaratën e tij, Papuqi u shpreh:

“Dua t’ju njoftoj se nga dita e sotme nuk do të jem më trajner i Besës. Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me klubin. Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më është dhënë për të udhëhequr këtë ekip. Faleminderit Bordit, lojtarëve për mundin dhe angazhimin gjatë këtyre dy muajve e gjysmë, si dhe bashkëpunëtorit tim Astrit Imami. Ju priftë e mbara FC Besa Peja.”

Largimi i Papuqit është dorëheqja e dytë brenda pak minutash në Ligën e Parë, pas atij të Afrim Visokës nga KEK-u, duke shtuar turbulencat në kampionatin e këtij sezoni.

 

 

Fisnik Papuqi

Fisnik Papuqi