Pas spekulimeve se Emir Sahiti kishte hyrë në konflikt me trajnerin e Kosovës, Franco Foda, sulmuesi i Hamburgut ka dhënë versionin e tij. Në një inte
Pas spekulimeve se Emir Sahiti kishte hyrë në konflikt me trajnerin e Kosovës, Franco Foda, sulmuesi i Hamburgut ka dhënë versionin e tij. Në një intervistë për MOPO, përcjellë Kërlaçki, 26-vjeçari ka sqaruar se ishte i thirrur për ndeshjet e fundit kualifikuese, por zgjodhi vetë të mos udhëtonte me ekipin kombëtar.
Arsyeja? Ndjesia e trajtimit të padrejtë, pasi shpesh ka përfunduar në stol, ndërkohë që disa lojtarë të tjerë luajnë titullarë edhe pse kanë pak minuta te klubet e tyre.
“Nuk kam asnjë problem me shokët e ekipit, jemi miq, por kur e meritoj dua të jem në fushë”, tha Sahiti, i cili theksoi se e do shumë vendin e tij dhe nuk e përjashton rikthimin te Kosova në të ardhmen. Për momentin, ai është i fokusuar te HSV, ku lufton për të rikuperuar vendin titullar ndaj afrimit të ri, Fábio Vieira.

Emir Sahiti

