Eurobasket 2025: Janë vendosur çiftet gjysmëfinale – kush do të ngrejë trofeun?

HomeBasketbollLigat tjera

Eurobasket 2025: Janë vendosur çiftet gjysmëfinale – kush do të ngrejë trofeun?

Gjermania ka mposhtur Slloveninë me rezultatin 99:91, duke siguruar vendin e fundit në gjysmëfinalen e Eurobasket 2025. Si kampionë bote në fuqi, gjer

Beçiragiç pas kulifikimit historik: Kjo është për familjen time, që ka duruar pesë vjet largësie
Serbia nuk është më favorite për titull në EuroBasket – dy kombëtare i kanë kaluar
Lituania mbetet fuqi në basketboll – Letonia eliminohet nga Eurobasketi

Gjermania ka mposhtur Slloveninë me rezultatin 99:91, duke siguruar vendin e fundit në gjysmëfinalen e Eurobasket 2025.

Si kampionë bote në fuqi, gjermanët konsiderohen favoritë për të shkuar deri në fund dhe të premten do të përballen me surprizën më të madhe të turneut – Finlandën, që për herë të parë në histori arriti mes katër më të mirëve pasi eliminoi Gjeorgjinë.

Gjysmëfinalja tjetër do të jetë një derbi mes dy rivalëve të vjetër ballkanas: Greqia kundër Turqisë. Të dyja sfidat luhen të premten, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë parashikuar për të dielën.

Gjysmëfinalet e Eurobasket 2025:

  • Greqia – Turqia

  • Gjermania – Finlanda