Faqja zyrtare e Conference League kujton perlën e Armend Thaqit ndaj Sivassporit

HomeFutboll Vendi

Faqja zyrtare e Conference League kujton perlën e Armend Thaqit ndaj Sivassporit

Faqja zyrtare e Conference League në Instagram ka publikuar sërish një moment të paharrueshëm nga Armend Thaqi, duke shpërndarë supergolin e tij nga n

Tefik Çanga shënon fitore të madhe ndaj Vushtrrisë
Lavdim Pireva kritikon Dritën dhe Dukagjinin: Nuk pati luftë për pikë!
TABELA: Java e 9-të trondit renditjen në Ligën e Parë – gara ngushtohet në krye

Faqja zyrtare e Conference League në Instagram ka publikuar sërish një moment të paharrueshëm nga Armend Thaqi, duke shpërndarë supergolin e tij nga një goditje e jashtëzakonshme nga distanca.

Ky gol daton prej tre vitesh dhe u shënua në udhëtim te Sivaspori, në një ndeshje që Ballkani i Ilir Dajës e fitoi 4-3 në Turqi, përcjellë “Kërlaçki”.

Ajo llogaritet si fitorja më emocionuese e suharekasve në Evropë, ku për dy vjet ishin pjesë e grupeve të kësaj gare.

Klasi i tij i futbollit, precizioni dhe vizioni për lojën e bëjnë atë një nga futbollistët më të mirë të pasluftës në Kosovë.

Thaqi tashmë është kapiten i skuadrës së Gjilanit.