Derbi i javës së 8-të në Superligën e Kosovës ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por në Kampin
Derbi i javës së 8-të në Superligën e Kosovës ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por në Kampin Nacional në Hajvali.
Lajmin e ka konfirmuar vetë FC Prishtina. Bazuar në praktikat e mëparshme, këto vendime zakonisht merren nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Klubi ka njoftuar se ndryshimi i lokacionit vjen për shkak të punimeve për mirëmbajtjen dhe përgatitjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në funksion të ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares së Kosovës.
Ndeshja do të luhet të shtunën, më 4 tetor, nga ora 15:00.
Po atë ditë, në të njëjtin orar, do të zhvillohet edhe përballja tjetër interesante mes Malishevës dhe Llapit. Ndërkohë, FFK ka vendosur këtë javë të ndajë ndeshjet në dy ditë, duke lënë tri përballje për të dielën, më 5 tetor:
E shtunë, 4 tetor 2025
-
15:00 | Prishtina – Ballkani (Hajvali)
-
15:00 | Malisheva – Llapi
E diel, 5 tetor 2025
-
15:00 | Dukagjini – Prishtina e Re
-
15:00 | Gjilani – Drita
-
15:00 | Ferizaj – Drenica
Derbi Prishtina – Ballkani pritet të jetë kryendeshja e javës, me rëndësi të veçantë për ecurinë në kampionat.

