Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë pas tri javëve të para të sezonit 2025/26, dhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik A
Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar listën e golashënuesve më të mirë pas tri javëve të para të sezonit 2025/26, dhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ndodhet lart në renditje.
Asllani, që këtë sezon luan për Hoffenheimin, e ka nisur kampionatin në formë të shkëlqyer.
Ai ndan vendin e tretë në listën e golashënuesve më të mirë, me tre gola të shënuar në tri ndeshje.
Kreu i renditjes i takon Harry Kane të Bayern Munchenit, i cili ka pesë gola, ndërsa vendin e dytë e mban sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy, me katër.
Shtatë futbollistë, përfshirë edhe Asllanin, kanë nga tre gola të realizuar. Sulmuesi kosovar shënoi dy herë në ndeshjen e fundjavës ndaj Union Berlinit dhe ka regjistruar edhe një asistim.
Sezonin e kaluar, Asllani kishte shkëlqyer në Bundesliga 2 me fanellën e Elversbergut, ku realizoi 18 gola dhe dha 9 asistime në 33 paraqitje.

